Përshkrimi

Quickwax Concentrated Tire Shine është produkt i koncentruar për mirëmbajtjen dhe shkëlqimin e gomave, pjesëve të gomës dhe plastikës së jashtme të veturës. Formula e tij rikthen ngjyrën dhe pamjen e freskët, pa shkaktuar tharje ose plasaritje të sipërfaqes.

Para përdorimit, hollojeni me ujë në raport 1:1 deri në 1:2, varësisht nga niveli i shkëlqimit që dëshironi. Aplikojeni në mënyrë të njëtrajtshme me spërkatës ose sfungjer mbi sipërfaqen e pastër dhe të thatë.