Përshkrimi
Pastrues shumë efektiv, i përshtatshëm për të gjitha llojet e fellneve të lyera prej alumini dhe çeliku. Falë formulës së veçantë në formë xheli, ngjitet edhe në sipërfaqe vertikale dhe largon me lehtësi vajin, mbetjet e gomës dhe pluhurin e frenave.
Përdorimi: Tundeni mirë para përdorimit. Fillimisht testojeni në një pjesë të vogël dhe jo të dukshme. Spërkateni nga një largësi prej rreth 20 cm dhe lëreni të veprojë për 60 sekonda. Nëse është e nevojshme, përdorni një furçë të butë ose sfungjer dhe më pas shpëlajeni mirë me ujë.
Kujdes: Mos e përdorni mbi sipërfaqe të nxehta ose të palyera. Mos lejoni që produkti të thahet mbi sipërfaqen që po pastrohet.












