Përshkrimi

Powermaxx Bio Multi Spray është sprej universal që kombinon në një produkt funksionet e vajit depërtues, lubrifikuesit, mbrojtësit kundër korrozionit, larguesit të lagështisë, pastruesit dhe konservuesit.

Pas aplikimit krijon një shtresë të hollë mbrojtëse që lubrifikon pjesët lëvizëse dhe i mbron ato nga korrozioni dhe oksidimi. Depërton në pjesët e bllokuara, largon lagështinë, zbut papastërtitë e forta dhe ndihmon në lirimin e ndryshkut dhe shtresave të ngurtësuara.

Përparësitë
  • Lubrifikon dhe mbron pjesët lëvizëse
  • Depërton në mekanizmat e bllokuar
  • Parandalon kërcitjen e menteshave dhe mekanizmave
  • Mbron nga ndryshku, korrozioni dhe oksidimi
  • Largon dhe zhvendos lagështinë
  • Zbut papastërtitë dhe mbetjet e forta
  • Ndihmon në lirimin e vidave dhe lidhjeve të bllokuara
  • Mbron sistemin elektrik të automjetit
  • Ndihmon në parandalimin e rrjedhjeve elektrike dhe qarqeve të shkurtra
  • Kujdeset për pjesët e gomës dhe parandalon ngurtësimin ose ngrirjen e tyre
  • Nuk i dëmton bojën, metalin, drurin apo plastikën
  • Vepron dhe mbron për kohë të gjatë
Fusha e përdorimit

I përshtatshëm për përdorim universal në servise, punëtori dhe industri, duke përfshirë:

  • Mentesha dhe brava
  • Vida dhe lidhje metalike
  • Kabllo Bowden
  • Lidhje elektrike, terminale dhe konektorë
  • Pjesë të lëvizshme mekanike
  • Sistemin elektrik të automjetit
  • Pjesë prej gome
Mënyra e përdorimit

Pastrojeni paraprakisht sipërfaqen dhe spërkateni produktin drejtpërdrejt mbi pjesën që duhet trajtuar. Lëreni të depërtojë dhe të veprojë.

Konsumi

Sasia është e mjaftueshme për afërsisht 5–10 aplikime, varësisht nga sipërfaqja dhe sasia e përdorur.