Përshkrimi

INFINITY Cockpit Spray pastron, mirëmban dhe mbron pultin dhe pjesët plastike në brendësi të veturës. Mbron sipërfaqet nga rrezet UV, vjetërsimi dhe gërvishtjet, ndërsa me përdorim të rregullt ndihmon në rikthimin e ngjyrës origjinale të plastikës.

Efekti antistatik pengon grumbullimin e pluhurit dhe e mban interierin të pastër për më gjatë. Pas përdorimit lë shkëlqim dhe aromë të këndshme.

Aromat në dispozicion:

  • Vanilla
  • Bubble Gum
  • New Car
Mënyra e përdorimit
  1. Tundeni mirë para përdorimit.
  2. Spërkateni mbi pult nga një largësi prej rreth 20 cm.
  3. Prisni disa çaste që produkti të përthithet dhe pastaj fshijeni me një leckë të pastër pambuku.

Gazi që përmban produkti nuk e dëmton shtresën e ozonit.